Rahoveci 029 zyrtarizoi edhe një vendor sot

Rahoveci 029 ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri të Superligës, ndërsa sot ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e basketbollistit vendor, Shëndrit Llapi.

Llapi, që në stinorin e kaluar luajti për Pejën, ndërsa ka bërë karrierë edhe në ekipe tjera të Kosovës më parë, kah fundi i vitit mbush të 24-tat, ndërsa Rahoveci 029 pret angazhim nga ai për edicionin e ri.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Shendrit Llapi i është bashkuar skuadrës për edicionin 2026/27.
Llapi vjen në qytetin e rrushit pas angazhimit të tij te KB Peja dhe nga sot do të jetë pjesë e familjes sonë.
Mirë se erdhe, Shendrit!” — shkroi KB Rahoveci 029 në njoftim.

Përndryshe, Llapi në stinorin e kaluar te Peja ka pasur 19 ndeshje të luajtura me mesatarisht 11.4 minuta për lojë, 2.7 pikë, 0.6 asistime e 2.5 kërcime. Ai ka të regjistruar edhe një ndeshje në ligën ENBL, ku qëndroi në fushë për 20 minuta, ndërsa në Ligën Unike luajti 6 ndeshje me mesatarisht 15.3 minuta, 1.7 pikë, 0.8 asistime dhe 3.7 kërcime për ndeshje. Ai është 202cm i gjatë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live