
Toni Gomes, sulmues i ri i Lirisë
Futbollisti që vjen nga Guinea-Bisau, ndërsa është rritur në ekipin e të rinjve të Liverpoolit, e së fundi ka qenë pjesë e Prishtinës së Re në Superligë, Toni Gomes – është zyrtarisht lojtar i ri i Lirisë së Prizrenit.
Bardhezinjtë kanë bërë të ditur se kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut të djathtë, ndërsa futbollisti aktualisht vlerësohet rreth 120 mijë euro në Transfermarkt.
“Mirë se vjen, Toni Correia Gomes!
Një tjetër përforcim i rëndësishëm i bashkohet familjes bardh e zi!
FC Liria ka kënaqësinë të prezantojë Toni Correia Gomes, sulmuesin portugez i cili është formuar në akademinë prestigjioze të Liverpool FC, një nga akademitë më të vlerësuara në futbollin botëror.
Me teknikën portugeze, shpejtësinë, instinktin për gol dhe përvojën e fituar gjatë karrierës së tij, Toni vjen në Prizren për të sjellë cilësi dhe për të forcuar repartin ofensiv të Lirisë.
Mirë se erdhe në qytetin e Lidhjes, Toni! Familja bardh e zi të uron shumë suksese me fanellën e FC Lirisë.
Mirë se erdhe, Toni. Le të shkruajmë histori së bashku!” — shkroi FC Liria në njoftim.
Në stinorin e kaluar, Gomes shënoi 5 gola për Prishtinën e re, duke luajtur në total 1996 minuta në Superligë.
