
Trepça, Bashkimi dhe Peja mësojnë kundërshtarët në FIBA Europe Cup
Treshja e ekipeve të Kosovës që ka vendosur të garojë në FIBA Europe Cup në stinorin 2026/27 kanë kuptuar kundërshtarët e tyre sot, pas shortit të nisur në ora 12.00 dhe që përfundoi para pak çastesh.
Derisa Trepça dhe Bashkimi janë në fazën grupore direkt të garës dhe kanë të sigurta ndeshjet aty, Peja do të duhet të luajë në fazën kualifikuese për të siguruar fazën grupore. E Pejës si kundërshtarë i ka rënë Dinamoja e Bukureshtit që do të përballet me verdhezinjtë nga “Karagaçi” më 23 dhe 30 shtator për të siguruar njëri ekip vendin në grupe.

Në anën tjetër, kampionja aktuale e Kosovës Trepça ka gjetur veten në Grupin A, ndërsa si kundërshtarë në grup ka: Promitheas Patras (GRE), Opava (CZE), Gladiators Trier (GER), Split (CRO) dhe Batumi 2010 (GEO).
Kurse, Bashkimi është në Grupin F të fazës grupore dhe përballë do t’i ketë këta kundërshtarë: Bigbank/Kalev (EST), Manisa Basket (TUR), Elan Chalon (FRA), Valmiera Glass (LET), Manchester Basketball (ANG).
