Vushtrria e Nikli 74 direkt në Superligë, Liria e Dinamo luajnë në barazh

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së fundit të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Pas rezultateve të arritura sot, direkt kalimin në Superligë e arritën Vushtrria e Feronikeli 74, kurse  Superligën përmes barazhit do ta kërkojnë Liria e Dinamo.

Ndonëse ishte në disavantazh 1-0 në Gjakovë, Vushtrria përmbysi gjithçka në pjesën e dytë dhe fitoi 1-3 ndaj Vëllaznimit, për ta siguruar Superligën dhe për t’i lënë gjakovarët edhe jashtë zonës që dërgon në barazh. Në ndeshjen tjetër, Nikli 74 shënoi fitore 0-2 ndaj Ramiz Sadikut, gjithashtu mjaftueshëm për ngjitje direkte në elitë.

TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS SË PARË

Ndërkohë, Liria shënoi fitore të thellë 1-5 ndaj Dinamos në Ferizaj, ndaj të cilit do të përballet edhe në barazh. Fituesi i duelit mes Lirisë dhe Dinamos më pas luan me vendin e tetë të Superligës, për ta përcaktuar skuadrën e fundit që siguron një biletë në edicionin e radhës në Superligë.

Ndonëse zhvilluan një sezon tejet të mirë, Vëllaznimi e Trepça ’89 duhet të pajtohen me përfundim të sezonit jashtë zonës së barazhit dhe rrjedhimisht qëndrim në Ligën e Parë të paktën edhe një sezon.

Për shkak të mosparaqitjes së skuadrës së KEK-ut, sot ndeshja Besa vs. KEK-u në Pejë nuk u zhvillua, por kjo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, me KEK-un e Prizrenin që veçse e kishin siguruar rënien në Ligën e Dytë edhe para ndeshjeve të sotme.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live