
11-shja potenciale e Shqipërisë ndaj Finlandës
Kuqezinjtë janë në prag të ndeshjeve më të rëndësishme në kërkim të vendit të parë në grupin e tyre në Ligën C të Kombeve, që do t’u mundësonte përparësi në playoff për EURO 2028 si dhe kalimin në Ligën B të Kombeve.
E për këtë mediat shqiptare, përkatësisht Panorama Sport ka parashikuar 11-shen potenciale me të cilën selektori italian i Shqipërisë, Rolando Maran, do të mund të dalë në përballjen e sontme ndaj Finlandës, që zhvillohet në Tiranë me fillim prej orës 20.45.
“Fakti që grupi është i plotë i jep mundësi Maranit të zgjedhë formacionin më të përshtatshëm, pa pasur shqetësime për mungesa. Megjithatë, italiani nuk pritet të bëjë shumë eksperimente dhe synon të ruajë boshtin e skuadrës që ka përdorur në ndeshjet e fundit.” — shkruan aty.
11-SHJA POTENCIALE E SHQIPËRISË:
Etrit Berisha;
–
Ardian Ismajli,
Berat Djimsiti,
Mario Mitaj,
Elseid Hysaj,
Stavro Pilo;
–
Ylber Ramadani,
Kristjan Asllani,
Qazim Laçi,
Ernest Muçi;
–
Rey Manaj.
GJENDJA E GRUPIT:
REZULTATET:
San Marino – Finlanda 0-7
Shqipëria – Bjellorusia 2-0
Finlanda – Bjellorusia 0-0
San Marino – Shqipëria 0-3
Finlanda – Shqipëria 2-1
Bjellorusia – San Marino 4-0
Shqipëria – San Marino 2-1
Bjellorusia – Finlanda 1-0
TABELA AKTUALE:
1. Shqipëria 9p.
2. Bjellorusia 7p.
3. Finlanda 7p.
4. San Marion 0p.
NDESHJET E MBETURA:
12.11 Shqipëria – Finlanda
12.11 San Marino – Bjellorusia
15.11 Finlanda – San Marino
15.11 Bjellorusia – Shqipëria.
