Hajriz Hazeri kalon te Prizreni

Basketbollisti 22 vjeçar Hajriz Hazeri është zyrtarizuar te ekipi i ProtonCable Prizrenit, ka bërë të ditur ekipi në fjalë sot. Lojtari i pozitës një, që u rrit te Bashkimi është bërë përforcimi më i ri i ekipit bardhezi, që këtë stinor do të garojë në Ligë të Parë të Kosovës.

“Me shumë kënaësi ju prezantojmë përforcimin më të ri të ekipit tonë, Hajriz Hazeri!
Lojtari Prizrenas, një talent i spikatur dhe me perspektivë të madhe, i bashkohet Proton Cable Prizreni për sezonin e ri, duke sjellë energji dhe pasion për lojën.
Mirë se vjen në familjen tonë, Hajriz!” — shkroi njoftimi i KB Prizrenit.

Hazeri është 187 centimetra i gjatë, ndërsa në stinorin e kaluar u bë nënkampion me Bashkimin. Ai nuk mori shumë minuta te Bashkimi përgjatë stinorit 2024/25, duke qenë se luajti rreth 4.4 minuta për ndeshje mesatarisht, ndërkaq këtë stinor dëshiron të shtojë minuta në parket, për tu pjekur edhe më si lojtar.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live