
Rahoveci 029 debuton me fitore në Superligë
Ekipi i ri i Superligës, Rahoveci 029 ka nisur mbarë stinorin debutues aty, duke shënuar fitore ndaj Borës së Prishtinës dhe atë si mysafir sonte, për fitoren me 11 pikë dallim, 84-95.
Rahoveci 029 që ka trajnerin e vetëm vendor në Superligë, Bujar Locin, ka bërë dallim të madh në rezultat gjatë pjesës së parë të duelit, 35-54. Disavantazhi prej 19 pikëve ka qenë i pakapshëm për Borën e Lubomir Minchevit përkundër mundit të treguar gjatë pjesës së dytë, pasi që vreshtarët menaxhuan mirë periodat e mbetura të lojës për të arritur te fitorja.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Pullian me 24, Weeks me 23 dhe Umipig me 23 pikë kanë qenë armët kryesore të Rahovecit 029 në fitore, ndërsa te Bora mundi i kapitenit Adem Mekic me double-double prej 17 pikëve dhe 13 asistimeve nuk mjaftoi.
Te vreshtarët me double-double luajti Fisnik Rugova, përvoja e të cilit u vërejt në lojë, të cilën ai e përfundoi me 11 pikë, 11 kërcime e 4 asistime.