
Peja nis me fitore të madhe, mposht kampionen!
Peja ka nisur stinorin në mënyrë më të mirë, derisa ka shënuar fitore si mysafir ndaj kampiones aktuale të Superligës. Verdhezinjtë e drejtuar nga amerikani Gregg Gibson kanë fituar ndeshjen ndaj Trepçës në “Minatori” 80-86.
Peja mori avantazh të lehtë në pjesë të parë, 39-47, ndërsa menaxhoi mirë lojën në pjesë të dytë për të mos lënë mitrovicasit që të rikthehen edhe pse vendasit arritën të barazojnë rezultatin në 75-75, 3 minuta para fundit të ndeshjes.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Dardan Berisha dhe Jordan Johnson pastaj bombarduan me tre treshe radhazi për të bërë dallimin dhe për të çuar Pejën te fitorja. Dardan Berisha ishte edhe më efikasi te Peja, me 19 pikë të shënuara, ndërsa Jordan Johnson shënoi 14 të tjera, duke bërë edhe 9 asistime.
Me double-double te Peja ndeshjen e përfundoi Cesare Edwards, që luajti me 12 pikë e 11 kërcime.
Ja’cori Payne ishte më efikasi te Trepça me 20 pikë. Ai bëri edhe 12 asistime për të kryer lojën me double-double, ndërsa me nga 14 pikë ndeshjen e mbyllën dyshja gjithashtu e huaj e ekipit, Shawn Jones dhe Chad Brown, që dhanë nga 14 pikë. Ky i fundit, gjithashtu bëri double-double duke regjistruar 10 kërcime.