
FBK Superliga
Më në fund, Vëllaznimi zyrtarizon Derrick Wilsonin
Ashtu siç paralajmëruam para ardhjes së Vitit të Ri, tani më edhe është bërë zyrtare. Derrick Wilson është lojtar i ri i Vëllaznimit, derisa organizatori me përvojë të madhe në Superligë do të veshë fanellën kuqezi të gjakovarëve për pjesën e mbetur të stinorit.
Vëllaznimi ka siguruar përfundimisht nënshkrimin e Wilsonit që tash është në moshën 33 vjeçare, ndërsa ai ka qenë pjesë e Prishtinës për dy stinorë e në të kaluarin, ka djersitur fanellën e Yllit.
Gjakovarët kanë shkruar se përvoja e tij pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin, ndërsa pos mirëseardhjes i kanë uruar edhe sukses playmakerit amerikan që lexon dhe organizon lojën me cilësi.
