Peja humbi ndeshjen në tavolinë, para diskualifikimit nga ENBL

ENBL ka marrë vendimin pas mosudhëtimit të Pejës në Çeki. ENBL ka bërë të ditur se ndeshja Olomucko – Peja është regjistruar me rezultat 20-0 në të mirë të ekipit çek, ndërsa Pejës bilanci prej 1-3 i është bërë 1-4 duke mos i takuar as pika e humbësit.

ENBL ka bërë të ditur se në rast të përsëritjes së një moszhvillimi të tillë të ndeshjes, Peja do të diskualifikohet nga garat dhe do t’i anulohen të gjitha rezultatet aty.

Peja është e 24-ta në renditjen tabelare prej 26 skuadrave në ENBL.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live