
Bora del mbi Prishtinën në renditje me fitore ndaj Rahovecit 029
Fitorja e dytë me radhë për Borën në Superligë, ndërsa sot ekipi prishtinas mposhti Rahovecin 029 ngushtë për të marrë fitore jetike në vazhdimësinë e tyre të stinorit.
Bora fitoi ndeshjen 79-74, ndërsa dallimin kryesor e bëri në çerek të dytë kur mori epërsi të madhe pas 30-16 oër ta ruajtur atë deri në fund. Tentim kthimi i vreshtarëve në pjesë të dytë, ishte i pamjaftueshëm për fitore.
Tyler Cheese dha 26 pikë, 3 asistime e 6 kërcime në fitore të ekipit të tij, ndërsa Alex Hunter luajti me 20 pikë, 8 asistime e 6 kërcime në këtë fitore të madhe të ekipit të drejtuar nga Zoran Kascelan.
Te Rahoveci 029 nuk kanë mjaftuar 31 pikët e Jalen Johnsonit.
Bora me këtë fitore del për momentin mbi Prishtinën në renditje tabelare me 7-8 duke kaluar në pozitë të katërt të tabelës, ndërkaq Rahoveci 029 është në 5-10!
