Istogu realizon 3 përforcime deri tani

Ekipi i Istogut, që ka kryer pjesën vjeshtore të stinorit në Ligë të Parë në pozitë të 12-të, ku pas 18 ndeshjesh ka tubuar 18 pikë pas marrjes së trajnerit të ri, ka filluar edhe të përforcohet në pozita të ndryshme.

Kështu, me emërimin e Senad Alirifës trajner pas ndarjes me Fisnik Gashin, “troftat” kanë bërë të ditur se kanë rikthyer në ekip Erlind Mulajn, ndërsa kanë shtuar Mohamed Tahën dhe Guri Hanën.

Mulaj, që së fundi ka qenë pjesë e Rilindjes 1974 është sulmues krahu dhe është 19 vjeç, ndërsa i kthehet ish ekipit pas stinorit të kaluar te fqinjtë.

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Taha në anën tjetër është portier që vjen nga Libani. Ai ka mbrojtur portën e Fushë Kosovës në pjesën vjeshtore të stinorit dhe 27 vjeçari vjen në ekip për përforcimin e fazës mbrojtëse.

Por, “troftat” nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë zyrtarizuar edhe mbrojtësin prishtinas Guri Hana që ka qenë pjesë e ekipit të Superligës, Prishtina e Re.

Me këto përforcime dhe nëse do të ketë edhe shtesa tjera në ndërkohë, ekipi i Istogut pritet të jetë arrë e fortë për secilin në Ligën e Parë, derisa klubi mëton që të ngritet në renditje për të kapur një pozitë të sigurt aty.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live