Peja merr rrugë për Greqi për ndeshjen e ENBL!

Pas humbjes së regjistruar në tavolinë në xhiron e kaluar në kuadër të ENBL-së, Peja sot merr rrugë drejt Greqisë. Verdhezinjtë kanë bërë të ditur se ekipi do të udhëtojë sot drejt Selanikut, ku në palestrën “Ivanofeio” do të ndeshet me Iraklisin.

Dueli, do të jetë i pesti për Pejën në kuadër të kësaj lige, ndërsa ka vetëm një fitore deri tani. Peja është në bilanc 1-4 aktualisht, kurse Iraklisi është në 5-1!

“Skuadra jonë sot udhëton në Greqi, për ndeshjen e radhës në kuadër të ENBL.
GO+ Peja nesër me fillim në orën 17:00 në kohën tonë lokale, do të jetë mysafir i skuadrës BC Iraklis.
Ndeshja transmetohet në kanalin zyrtar të ENBL në YouTube.” — shkroi KB Peja në njoftim.

Gjithashtu, karakteristikë e kësaj ndeshjeje do të jetë që për verdhezinjtë nga “Karagaçi” në këtë ndeshje mund të debutojë trajneri i ri i ekipit, Damir Milačić.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live