Peja në Selanik, me 4 mungesa

Skuadra e Pejës do të dalë përballë ekipit të Iraklisit pa 4 lojtarë të rëndësishëm në ekip. Sipas njoftimit që e lëshuan pak para ndeshjes, verdhezinjtë bënë të ditur se pos Dardan Berishës, skuadrës sonte do t’i mungojnë edhe Jordan Johnson, O’Showen Williams dhe Tajh Green.

“GO+ Peja zhvillon sot ndeshjen e xhiros së 6-të në kuadër të ENBL, ku në Selanik të Greqisë jemi mysafirë të BC Iraklis.
Ndeshja fillon në orën 17:00 me kohën tonë lokale, dhe transmetohet në kanalin e ENBL në YouTube.
Skuadra jonë në këtë ndeshje paraqitet pa Dardan Berishen, Jordan Johnson, O’Showen Williams dhe Tajh Green – të cilët shpresojmë t’i bashkangjiten skuadrës shumë shpejt.” — shkroi KB Peja në njoftim.

Kujtojmë, Iraklisi është në bilanc 5-1 pas 6 ndeshjeve të luajtura në ENBL këtë stinor, ndërkaq Peja është në 1-4 pas 5 ndeshjeve, një prej të cilave e regjistruar si humbje në tavolinë për “shqiponjat nga Karagaçi”.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live