Prishtina mposhtet në sekondën e fundit!

Dramatikisht ka përfunduar ndeshja në Estoni, ku Prishtina në momentin që mendoi se mori fitoren e humbi ndeshjen! Kahlil Dukes shënoi me vetëmohim në sulmin e fundit të ekipit të tij, për 89-90 në të mirë të Prishtinës, derisa mbetën edhe 1.8 sekonda lojë!

Ekipi estonez, që nuk kishte asnjë fitore deri tani në ENBL Keila Basket, mori time-out, dhe nisi sulmin nga gjysma, një pasim dhe Marko Maletic shënoi treshe për fitore, 92-90!

Humbja, ka bërë që Prishtinës t’i neutralizohet bilanci në 4-4 tani pas 8 ndeshjeve të luajtura në ENBL, derisa Keila Basket mori fitoren e parë pas 7 humbjeve radhazi për tu bërë me 1-7.

Bardhekaltërit kaluan ndeshjen me 8 lojtarë në total, ku Kahlil Dukes dha 30 pikë, ndërsa Deondre Burns shënoi 23 të tjera. Por ekipit të drejtuar nga Michalis Kakiouzis nuk e deshi fati në fund, derisa Maletic me 22 pikë (me treshe vendimtare në sekondën e fundit) ishte më efikasi te vendasit, derisa 14 të tjera i dha Patrik Saal në fitore.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live