Jordan Dingle – përforcim i ri i Borës

Ekipi që po shkakton befasi në Superligë, Bora, tashmë ka zyrtarizuar edhe përforcimin e radhës në ekip. Një amerikan është lojtar i ri i ekipit prishtinas, i cili do ta mbushë vendin e lojtarit të huaj të zbrazët, pasi që Bora ndau rrugët me Adem Mekicin.

Jordan Dingle është 25 vjeçar dhe 191cm. i gjatë ndërsa vjen te Bora pas një periudhe të kaluar te Vojovodina e Novi Sadit të Serbisë në stinorin e kaluar. Ai nuk ka përvojë tjetër evropiane, derisa më parë ka qenë pjesë e kolegjeve amerikane Penn Quakers deri më 2023 dhe St John’s Red Storm deri më 2024.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Te ekipi i fundit evropian, Dingle ka pasur mesatare prej 18.1 minutash për ndeshje, ku ka shënuar 11.1 pikë, 1.7 asistime dhe 1.2 kërcime për ndeshje. Ai luan në pozitat 2-3 zakonisht.

Bora, që po drejtohet aktualisht nga Zoran Kascelan është në pozitë të tretë të renditjes tabelare dhe ka bilanc 11-10, kur kanë mbetur edhe 7 xhiro deri në fund të stinorit, ndërsa i duhen edhe minimalisht 3 fitore në këto ndeshje për tu vulosur si playoffiste.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live