
Ramiz Sadiku fiton në “Riza Lushta”
Një fitore e madhe e Ramiz Sadikut ka ardhur sot në “Riza Lushta” të Mitrovicës, derisa Trepça’89 që mori kreun e tabelës së Ligës së Parë në fund të xhiros XXI, nuk ka arritur ta ruajë atë as për një xhiro!
Me nga një gol për pjesëlojë, futbollistët e drejtuar nga trajneri Alban Dragusha kanë shënuar fitore 0-2 dhe kështu, lidere e Ligës së Parë pas xhiros XXI u bë Vushtrria!
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
Ka qenë së pari Kamer Rudari me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë që i dha epërsinë “industrialistëve” në pjesë të parë, ndërsa në pjesë të dytë fatin e ndeshjes e vulosi Tauluant Haliti, kur konkretizoi penalltinë e fituar për ekipin e tij, për përfundimtaren, Trepça’89 – Ramiz Sadiku 0-2 [Kamer Rudari 37′, Taulant Haliti 80’pen.].
Edhe pse në pozitë të shtatë në tabelë, tani Ramiz Sadiku është vetëm 4 pikë larg kreut të tabelës, në një luftë të pa parë aktualisht për Superligë. Trepça’89 e drejtuar nga Gani Sejdiu, pas kësaj disfate të papritur në shtëpi, mbyll xhiron në pozitë të tretë me 45 pikë.
