
Sllovakia mposhti thellë Shqipërinë
Pas fitores së shënuar ndaj Kosovës më 27 shkurt, Sllovakia tashmë thuajse ka vulosur vendin e parë në grupin parakualifikues për Eurobasket 2029 pasi që të hënën mbërma ka mposhtur thellë edhe Shqipërinë 68-94, për të qenë ekipi i vetëm i pamposhtur në grup dhe me gjasa të mëdha për të kaluar tutje si vendi i parë nga Grupi C.
Sllovakia mposhti Shqipërinë në “Qazim Dervishi” me rezultat 68-94, ndërsa David de Julius ishte përsëri më efikasi i tyre, duke shënuar 26 pikë në fitore, derisa përzgjedhësi i tyre Oliver Vidin i ka dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të shfrytëzojnë mundësinë që të paraqiten për fanellën e kombëtares.
Te kuqezinjtë e drejtuar nga Erkand Karaj me nga 16 pikë të shënuara më të dalluarit kanë qenë Celis Taflaj dhe Xhuljan Tola.
Pas kësaj ndeshjeje, derisa Sllovakia bën bilancin 3-0, Shqipëria ka të kundërtën, 0-3.
REZULTATET E DERITASHME:
27 nëntor 2025, Sllovakia – Shqipëria 73-63
30 nëntor 2025, Shqipëria – Kosova 84-99
27 shkurt 2026, Kosova – Sllovakia 78-89
2 mars 2026, Shqipëria – Sllovakia 68-94.
TABELA AKTUALE:
1. Sllovakia 3-0
2. Kosova 1-1
3. Shqipëria 0-3.
NDESHJET E MBETURA:
2 korrik 2026, Kosova – Shqipëria
5 korrik 2026, Sllovakia – Kosova.
