Smith vendos në fund, Ylli fiton, Prishtina mbetet te zona playout

Altin Morina nuk shënoi për Prishtinën pranë rezultatit 80-80 kur mbetën edhe 15 sekonda lojë. Në aksionin tjetër, para të cilët pasoi një timeout i Paco Olmosit, Tyreek Smith shënoi pas asistimit të Scott Bamforthit dhe Ylli regjistroi fitoren e parë pas tri disfatave radhazi, dhe të parën pas janarit të këtij viti.

Suharekasit luftuan mjaft në çerekun e fundit për të shkrirë epërsinë e Prishtinës vendase (12-21) dhe këtë e arritën duke fituar ndeshjen. Tyreek Smith ishte edhe koshashënuesi më i mirë i Yllit. Ai kreu lojën me 21 pikë e 5 kërcime.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Scott Bamforth dha 12 pikë e bëri 8 asistime, derisa me 17 pikë e 4 asistime luajti Josh Gray.

Prishtina, për të cilën trajneri Dusan Dubljevic premtoi që në ciklin e fundit do t’i fitojë të gjitha ndeshjet së paku në shtëpi, koshashënues më të mirë kishte Deondre Burnsin me 22 të shënuara. Adrio Bailey dha 15 pikë, ndërsa ekipi nuk arriti të dalë nga pozita e playoutit.

Fitorja, ka bërë që Ylli të kalojë në pozitë të pestë me bilanc 9-13, derisa Prishtina vazhdon të jetë në pozitën më të keqe në histori të saj në Superligë, pozitën e playoutit me bilanc 8-14.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live