Robert Rrahmani (Gjilani) – Ylli i javës (27)

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e 27-të të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilani, Robert Rrahmani, i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në fitoren e rëndësishme si mysafirë kundër Prishtinës së Re, me rezultat 2:1. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Debatik Curri bëri një hap të madh drejt objektivit për të siguruar njërën nga pozitat që dërgon në Evropë.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Trajneri dhe stafi e kanë përgatitur ndeshjen në maksimum, duke mos e nënvlerësuar Prishtinën e Re për shkak të tabelës. Lojtarët i kanë zbatuar këshillat e trajnerit në maksimum. Fitorja ka qenë shumë e vlefshme, pasi synimi i klubit është arritja e objektivave dhe dalja në Evropë, dhe me këtë fitore jemi brenda objektivave. Këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve, stafit dhe familjes sime, pasi edhe ata kanë merita që unë sot e fitoj çmimin ‘Lojtari i Javës’”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live