
FBK Superliga
Bora vazhdon me histori, arrin gjysmëfinalen
Duke e mposhtur rekord-kampionen e Kosovës në krizë në dy ndeshje radhazi të çerekfinales së playoffit, debutuesja në playoff Bora ka arritur që për herë të parë në histori të saj të mbërrijë në gjysmëfinale playoffi.
Pas fitores bindëse si vendase në “1 tetori”, Bora ka fituar me 41 pikë dallim edhe në “Pallatin e Rinisë” për t’i dhënë fund vuajtjeve të Prishtinës këtë stinor. Bora fitoi ndeshjen 60-101 dhe nën drejtimin e trajnerit Zoran Kascelan ka siguruar gjysmëfinalen ku do të ndeshet me Bashkimin.
Jordan Dingle me 24 pikë, Rron Ukaj me 15 dhe Rrezart Memedi me 13 pikë të shënuara kanë qenë më efikasit te ekipi fitues, ndërsa Arbër Sinani te Prishtina dha 17 pikë në ndeshjen e fundit të stinorit për ta.
