
FBK Liga e Parë
Seria finale për Superligë, nis sonte
Dueli i parë i serisë finale të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll luhet sonte në “Sezai Surroi” të Prizrenit, ku ekipi i Proton Cable Prizrenit drejtuar nga trajneri Arbnor Rifati ndeshet me ekipin e Dritës që drejtohet nga Dritëro Sefaja.
Të dyja ekipet kanë qëllim të njëjtë – rikthimin në Superligë! Prizreni ka epërsinë e terrenit vendas në serinë finale pasi që ka kryer në vend të parë stinorin e rregullt. Ndeshja e parë e serisë që luhet sonte më 17 prill, fillon prej orës 16.00.
