Finalja, PP: Prizreni – Drita

Posa ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së parë të serisë finale të playoffit të Ligës së Parë që po luhet në “Sezai Surroi”. Pas çerekut të parë Prizreni mori epërsinë me 20-18, ndërsa në çerek të dytë rezultati u barazua në fund, 22-22.

Me këto periudha, në përgjithësi, skuadrat shkuan në pushim pjesëlojësh me rezultat të përgjithshëm 42-40, për të mbajtur gjithçka hapur në pjesë të dytë, ndonëse me një avantazh të lehtë për vendasit.

Rron Dahsyla me 13 pikë është më efikasi te Prizreni pas pjesës së parë të ndeshjes, ndërsa te Drita po dallohet Jay Walker me 11 pikë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live