Drita – Prizreni, dueli i dytë që mund të vendosë ekipin e ri të Superligës

Dueli i dytë i serisë finale të playoffit të Ligës së Parë ndërmjet Dritës dhe Prizrenit luhet sonte, ndërsa ndeshja do të jetë e rëndësisë së madhe për të dy skuadrat!

Kjo pasi që Drita me fitore do të sigurojë vizën për Superligë, ndërkaq Prizreni nëse barazon serinë në 1-1, atëherë finalen vendimtare do ta luajë si vendas në “Sezai Surroi”.

Përballja e sontme luhet në “ISP”, ndërsa për ndeshjen e parë të serisë Prizreni është ankuar në rrjete sociale për suspendimin e lojtarit të tyre Edmomd Kryeziu dhe dënimin e tij me 600 euro.

“Klubi i Basketbollit Proton Cable Prizreni ndjen obligim të reagojë publikisht në lidhje me Informatorin nr. 06/2025-26 të Komisionit të Garave të FBK-së, i cili në mënyrë arbitrare dhe të padrejtë ka dënuar kapitenin tonë, Edmond Kryeziu, me 3 ndeshje moslojë dhe 600€ gjobë.” kishte shkruar KB Prizreni në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live