
FFK Liga e Parë
Drin Ymeri, golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë
Drin Ymeri e ka mbyllur sezonin si golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë të Kosovës në futboll!
Sezoni i Ligës së Parë përfundoi dje, e pas 34 ndeshjeve listës së top-golashënueve në Ligën e Parë i prin Drin Ymeri i Vjosës me plot 18 gola.
LIGA E PARË – LISTA E TOP GOLASHËNUESVE
Pas tij përfunduan Shpresim Zogu i Niklit 74 me 17 gola, Dijar Nikqi i Lirisë me 16 dhe Sokol Kiqina i Dinamos gjithashtu me 16.
TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS SË PARË
Kujtojmë që pjesën e parë të sezonit Ymeri e kaloi si pjesë e Suharekës, ku shënoi 6 gola, e pastaj 12 gola i shënoi në pjesën e dytë të sezonit si pjesë e Vjosës.
