Mitrovica kampione, rikthehet në Ligën e Parë

Skuadra e Mitrovicës, që në stinorin e kaluar 2024/25 debutoi në Ligë të Parë të Kosovës, duke qenë pjesë e Ligës së Parë A dhe ra nga ajo – i është rikthyer ekspres asaj.

Kjo, pasi që ekipi mitrovicas ka arritur të sigurojë titullin kampion të Ligës së Dytë të Kosovës në xhiron e parafundit të saj, duke e lënë pas Lepencin dhe Vllazninë – që shiheshin si konkurrentët kryesorë për këtë pozitë.

Me këtë, ekipi i KF Mitrovicës do të jetë pjesë e Ligës së Parë përsëri dhe atë me rikthim ekspres aty, ku do t’i bashkangjitet skuadrave tjera nga stinori 2026/27.

Përndryshe Mitrovica pas 33 xhirosh në Ligë të Dytë të Kosovës ka 88 pikë, 4 më shumë sesa ndjekësi i parë Lepenci – që gjithashtu i është rikthyer Ligës së Parë pas shumë vitesh.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live