
Pa Vedatin e Amirin, por me emra të rinj dhe të rikthyer
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar ftesat e lojtarëve të Kosovës që do të jenë në dispozicion të tij për miqësoret e radhës për “Dardanët”.
Kosova do të jetë mysafire e Çekisë më 31 maj në Pragë, ku këta të fundit janë pjesëmarrës të Kampionatit Botëror “USCAME 2026”, ndërsa më pas më 7 qershor pret Andorrën në miqësoren e radhës në Prishtinë.

Në ftesa, vërehet mungesa e dyshes kapitene të Kosovës Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, ndërsa është rikthyer në ekip Bersant Celina. Në ekip nuk është ftuar as Milot Rashica. Gjithashtu, aty shihen edhe emrat e rinj të ftuar për herë të parë nga Foda, si: Rilind Nivokazi, Dardan Shabanhaxhaj dhe Valmir Matoshi.
LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR, SIPAS POZITAVE:
PORTIERË:
Arjanet Muric,
Amir Saipi,
Visar Bekaj.
MBROJTËS:
Mërgim Vojvoda,
Lumbardh Dellova,
Ilir Krasniqi,
Ron Raçi,
Albian Hajdari,
Andi Hoti,
Dion Gallapeni.
MESFUSHORË:
Ermal Krasniqi,
Baton Zabërgja,
Dardan Shabanhaxhaj,
Vesel Demaku,
Veldin Hodza,
Elvis Rexhbeçaj,
Lindon Emërllahu,
Leon Avdullahu,
Edon Zhegrova,
Muharrem Jashari,
Valmir Matoshi,
Bersant Celina.
SULMUES:
Albion Rrahmani,
Rilind Nivokazi,
Fisnik Asllani.

Selektori gjerman i Kosovës gjithashtu ka bërë edhe listën rezervë, ku janë përfshirë emra si: Faton Maloku, Florian Haxha, Kreshnik Krasniqi, Ismet Lushaku, Bledian Krasniqi dhe Meriton Korenica. Këta do të jenë në dispozicion të Fodës dhe stafit të tij në rast nevoje.

