Lepenci rikthehet në Ligë të Parë

Pas shumë vitesh, KF Lepenci nga Kaçaniku i është rikthyer Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Ekipi kuqezi nga Kaçaniku ka arritur që në xhiron e parafundit të stinorit në Ligë të Dytë të triumfojë ndaj Fushë Kosovës 2-4 si mysafir për të siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Ligë të Parë të Kosovës prej stinorit 2026/27.

Kur mbeti edhe një xhiro për të përfunduar stinori 2025/26 në Ligë të Dytë të Kosovës, Mitrovica u bë kampione dhe mori biletën e parë për Ligë të Parë, ndërkaq Lepenci tashmë me 84 pikë ka siguruar vendin e dytë – për të siguruar edhe biletën e fundit për Ligë të Parë.

Përndryshe, Lepenci deri tani ka arritur 27 fitore, 3 barazime dhe 3 disfata në stinor, kurse me triumfin ndaj “pampurëve” së fundi vulosën vendin e dytë dhe njëkohësisht arritjen në Ligë të Parë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live