Para playoffit, Dinamos i largohet trajneri!

Vetëm disa ditë para se të bëhet i ditur stadiumi dhe ora e fillimit të ndeshjes së playoffit ndërmjet Lirisë dhe Dinamos, ka ardhur një largim befasues nga ekipi ferizajas.

Trajneri i tyre, Egzon Shabani, ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të Dinamos për arsye personale, siç ka shkruar ai në llogarinë e tij personale të Facebookut.

“Pas një periudhe të rëndësishme te FC Dinamo, kam marrë vendimin të largohem nga detyra e trajnerit për arsye personale.
Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, futbollistët, stafin dhe tifozët për bashkëpunimin, respektin dhe mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe. Ishte kënaqësi dhe privilegj të jem pjesë e këtij klubi.
FC Dinamos i uroj suksese dhe rezultate sa më të mira në vazhdim.” ka shkruar Shabani.

Dinamo, në xhiron e fundit të Ligës së Parë u mposhtë thellë nga Liria si vendase 1-5. Me këtë, Dinamoja ra në pozitën e katërt të renditjes që i bëna ta të futen në playoff për Superligë dhe të ndeshen pikërisht me Lirinë, që përfundoi e treta.

Dueli i playoffit të Ligës së Parë, Liria – Dinamo do të zhvillohet të premten më 29 maj. Ndërsa termini dhe stadiumi pritet të përcaktohen nesër.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live