
Superliga e Kosovës, 11-shja e sezonit 2025/2026
Pas përfundimit të sezonit 2025/2026 të Superligës së Kosovës në futboll, TopSporti ka zgjedhur 11-shen me lojtarët më të dalluar të sezonit.
Sezoni përfundoi me Dritën kampione, Malishevën e Ballkanin pas saj që gjithashtu sigurojnë daljen në Evropë, ndërkohë Llapi përfundoi në barazh, e Ferizaj dhe Prishtina e Re ranë direkt nga elita e futbollit kosovar. E si fitues i Kupës, daljen në Evropë e siguroi edhe Dukagjini i Klinës.
TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERLIGËS
Kreshnik Uka e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i ligës, kurse asistuesi më i mirë i ligës ishte Almir Kryeziu i Ballkanit.
Bazuar në paraqitjet e statistikat individuale, numrin e paraqitjeve sezonale, rezultatet e arritjet ekipore, 11-shja sezonale e përzgjedhur nga TopSporti është kjo:
Faton Maloku (Drita); Besnik Krasniqi (Drita), Elton Basri (Dukagjini), Jorgo Pëllumbi (Drita), Arlind Veliu (Malisheva); Albert Dabiqaj (Drita), Giovanni Ribeiro (Ballkani), Etnik Brruti (Malisheva); Assane Diatta (Malisheva), Almir Kryeziu (Ballkani), Kreshnik Uka (Drenica).

