
Fitore bindëse në miqësore
Kosova është këndellur pas disfatës nga Çekia në ndeshjen miqësore të kaluar, duke e mposhtur sonte Andorrën 3-0 në “Fadil Vokrri” ku ishin të pranishëm rreth 5 mijë shikues.
Franco Foda e nisi përballjen me formacion të zakonshëm, ndërsa goli është dashur mjaft mund derisa erdhi goli i parë për “Dardanët” për të hapur mbrojtjen e Andorrës.
STARTUESIT > KOSOVA XI: Bekaj; I. Krasniqi, Hajdari, Vojvoda, Gallapeni; Emërllahu, Avdullahu, Jashari; Zabërgja, Rrahmani, Asllani.
Ka qenë Fisnik Asllani që shutoi bukur nga gjuajtja e lirë, për të shënuar me devijim nga shpina e portierit për epërsi, ndërsa në pjesë të dytë Albion Rrahmani rehatoi ekipin kur shënoi penalltinë, akull ftohtë. Valmir Matoshi që hyri në vend të Asllanit, shënoi golin e parë për Kosovën për të vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 3-0 [Alvarez AG 41′, Alb. Rrahmani 53′, Valmir Matoshi 78′].
Për statistikë, në pjesë të dytë Foda në lojë futi Veldin Hodzën, Ermal Krasniqin, Valmir Matoshin, Vesel Demakun, Betim Fazlijin, Ron Raçin, Elvis Rexhbeçajn dhe Dardan Shabanhaxhajn.
Raçi asistoi te goli i Matoshit, ndërsa te mysafirët u vërejt loja e ashpër, ku gjyqtari i ndeshjes i ndau atyre tetë kartona të verdhë përgjatë ndeshjes. Te Kosova vetëm zëvendësuesi Elvis Rexhbeçaj mori karton të verdhë.
Me këtë, tani vjen koha e pushimit për kombëtaret, ndërsa Foda do ta ketë të qartë ekipin që duhet ta përgatis për Ligën B të Kombeve, ku Kosova do të merr pjesë për herë të parë në histori të kësaj gare dhe me kundërshtarë më të fortë natyrisht. Liga e Kombeve fillon në fund të shtatorit dhe përfundon në nëntor.
