Shqipëria bën detyrën, siguron Ligën B dhe playoffin për EURO!

Kuqezinjtë kanë arritur të kryejnë me sukses misionin e pritur në kuadër të Ligës C të Kombeve, pas dështimit kur ranë aty! Një shfrytëzim i mirë i Rey Manajt (28′) dhe një gol në moment të duhur nga Elseid Hysaj (57′) ka bërë që Shqipëria me 0-2, të vulosë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C të Kombeve dhe të sigurojë Ligën B të Kombeve për edicionin tjetër të kësaj gare.

Pos kësaj, kuqezinjtë kanë siguruar edhe një vend në playoff për EURO 2028 si fitues i grupit në këtë ligë dhe nëse nuk do të arrijnë kualifikimin e rregullt për evropian, ata do të jenë pjesëmarrës të sigurt të playoffit në mars të vitit 2028. Pos tjerash, për tu përmendur në këtë duel, dy debutime: Luis Hasa dhe Feta Fetai.

GJENDJA E GRUPIT:

REZULTATET:

San Marino – Finlanda 0-7
Shqipëria – Bjellorusia 2-0
Finlanda – Bjellorusia 0-0
San Marino – Shqipëria 0-3
Finlanda – Shqipëria 2-1
Bjellorusia – San Marino 4-0
Shqipëria – San Marino 2-1
Bjellorusia – Finlanda 1-0
Shqipëria – Finlanda, 2-0
San Marino – Bjellorusia, 0-2
Finlanda – San Marino 7-2
Bjellorusia – Shqipëria 0-2

TABELA PËRFUNDIMTARE:

1. Shqipëria 15p.
2. Bjellorusia 10p.
3. Finlanda 10p.
4. San Marino 0p.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live