
Bora merr lidershipin pas fitores ndaj Yllit
Një fitore shumë e rëndësishme për Borën, ndërsa rikthimi i prishtinasve erdhi në çerek të dytë pasi që suharekasit kishin marrë epërsinë 7 pikëshe pas atij të parit, 16-23.
Të rikthyer në “1 tetori” ata morën ndeshjen në kontroll më pas për të shuar epërsinë e mysafirëve dhe për të shkuar drejt fitores që në fund u bë me 16 pikë dallim, 81-65.
Jamari Wheeler dha 20 pikë në fitore, ndërsa Laolu Oke luajti me double-double prej 19 pikësh e 11 kërcimeve, derisa me 15 pikë u dallua Muhamedali Janjeva. Kjo ka qenë fitorja e shtatë sezonale e Borës dhe ekipi mori kreun e tabelës me një ndeshje më shumë.
Ylli që vinte prej fitores së rëndësishme ndaj Bashkimit, nuk arriti t’i bëj ballë Borës në pjesë të dytë dhe kështu iu kthye disfatës, për tu bërë tani me bilans 5-4. Davontrey Thomas luajti me 18 pikë për Yllin në këtë ndeshje, ndërsa me 15 pikë luajti Connor Withers, që bëri edhe 1 asistim e 6 kërcime në këtë duel.
Në xhiron e radhës, Ylli pret Prishtinën, ndërsa Bora i shkon Rahovecit 029.
