
Caktohet ekipi i gjyqtarëve për Irlanda-Kosova!
Tashmë UEFA ka përcaktuar referët e ndeshjes për duelin vendimtar të Grupit 3 në kuadër të Ligës B të Kombeve, ku Kosova do të luajë në “Aviva” ndaj Irlandës për duelin që pritet të përcaktojë vendin e dytë në grup – e rëndësia e pozitës së dytë është tepër e madhe!
Ekipi i gjyqtarëve
Gjyqtar kryesor i ndeshjes është Edgars Maicevs nga Letonia me ekipin e tij letonez, ndihmësit Martins Svipsts, Deniss Sevcenko dhe të katërtin Aleksandrs Anufrijevs. Kryesori në VAR është polaku Piotr Lasyk, ndërsa AVAR-i kontrollohet nga letonezi Andrejs Gluhovs.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes këtë stinor ka referuar një ndeshje të Ligës së Evropës, një të Ligës së Konferencës dhe një të Ligës B të Kombeve.
Rëndësia e ndeshjes
Pozita e dytë në grup siguron vazon e dytë për kualifikime në EURO 2028 – që për Kosovën është shumë me rëndësi, pasi që do të ketë kundërshtarë më të përshatshëm në kualifikime të rregullta për EURO 2028. Gjithashtu, pozita e dytë siguron edhe ndeshje playoffi për mundësi në mars që të luftohet së paku për, pse jo, Ligën A të Kombeve që do të ishte një arritje tjetër historike për dardanët e drejtuar nga Franco Foda.
