Liridon Fetahaj ndahet me Lirinë!

Njëri ndër lojtarët që kaloi pjesën më të madhe të karrierës për Lirinë dhe ishte te bardhezinjtë e Prizrenit si në ditë të mira ashtu edhe në të vështira, Liridon Fetahaj, nuk do të jetë pjesë e Lirisë në stinorin 2026/27.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë lojtari, duke i uruar sukses ekipit të tij të zemrës, ndërsa ka falenderuar secilin për përkrahjen, por duke thënë në fund mirupafshim!

“Falemnderit Fc Liria
Falemnderit Arpagjik
Falemnderit te gjitheve per perkrahjen e mirupafshim 🤍
Klubit i uroj shum suksese dhe kthim sa me te shpejt ne Superlig aty ku e ka edhe vendin.” — shkroi Fetahaj.

Liria këtë stinor do të vazhdojë të punojë nën drejtimin e Ismet Munishit, ndërkaq ekipi në stinorin e kaluar nuk ka arritur që të kalojë ndeshjen e barazhit ndaj Dinamos së Ferizajit për të kërkuar ndeshjen e playoffit për Superligë. Prandaj, Liria edhe në stinorin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Parë.

Ka pasur disa përfolje se Fetahaj mund të kalojë te Vëllaznimi për stinorin tjetër, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat deri në fund të afatit kalimtar të futbollistëve.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live