
Një qendërmbrojtës me përvojë ndërkombëtare te Prishtina
Është zyrtarizuar edhe një përforcim i ri te Prishtina. Bardhekaltërit që po gjinden në Bolu të Turqisë për fazë përgatitore para stinorit të ri, kanë bërë të ditur se kanë siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Agron Rufati, që është 27 vjeçar.
Rufati që është zhvilluar në Dinamon e Zagrebit si lojtar, ndërsa ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në grupmoshat U-19 dhe U-21 ka falenderuar klubin për besimin që iu dha. Agroni është 183cm. i gjatë, kurse ka lindur në Zagreb.
“Agron Rufati është përforcimi më i ri i FC Prishtinës, duke iu bashkuar ekipit në Bolu të Turqisë, aty ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.
27-vjeçari aktivizohet në pozitën e qendërmbrojtësit dhe vjen me një përvojë të pasur ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e ND Gorica (Slloveni), NK Istra (Kroaci), Zorya Luhansk (Ukrainë), Academia Clinceni (Rumani), Brera Strumica (Maqedonia e Veriut) dhe Dynamo City (Shqipëri).
Rufati është zhvilluar në akademinë e njohur të Dinamo Zagrebit, ku ka qenë pjesë e ekipeve U17 dhe U19, ndërsa ka përfaqësuar edhe Maqedoninë e Veriut me grupmoshat U19 dhe U21.” — shkroi FC Prishtina në njoftim.
