Ish sulmuesi i Shqipërisë, në stafin e trajnerëve të Llapit

Futbollisti i dikurshëm i Shqipërisë, që bëri karrierë edhe te Llapi, Ahmed Januzi, është zyrtarizuar sot si ndihmës-trajner i ri i ekipit podujevas. Skuadra e kaltër nga Podujeva që drejtohet nga “i paprekshmi” Tahir Batatina, ka bërë të ditur se Januzi është angazhuar në pozitën e ndihmësit.

“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftoj rikthimin e Ahmed Januzit në shtëpinë bardhekaltër, tashmë në një rol të ri në shtabin teknik të skuadrës, si asistent trajner.
I diplomuar me licencën UEFA A pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Januzi nis një kapitull të ri me klubin ku ka kaluar katër vite në tri periudha të ndryshme.” — shkroi KF Llapi në njoftim.

Përndryshe, Llapi stinorin e kaluar është dashur të luajë ndeshje barazhi për të mbijetuar në Superligë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live