UECL: 4 ekipet e Kosovës, mësojnë rivalët e raundit të tretë kualifikues

Ekipet e Kosovës, që këtë mesjavë do të zhvillojnë ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues për në Ligë të Konferencës, sot kanë mësuar edhe kundërshtarët e radhës, në rast se kalojnë këto aktuale.

Kështu, Dritës kampione në raundin e tretë do t’i bie ekipi nga San Marinoja, Tre Fiori. Por, para kësaj Drita këtë javë do të ketë punë me ekipin maltez, Floriana.

Dukagjini, që në raundin e dytë do të luajë me Luganon zvicerane, nëse e kalon ekipin helvet, do të ketë punë me fituesin e çiftit Runavik (FAR) – Koper (SVN).

Ndërkaq, ekipi i Malishevës që kaloi Vllazninë në raundin e parë kualifikues dhe do të ndeshet me Hiberbinan në raundin e dytë, në raund të tretë do të ketë punë me fituesin e përballjes Bravo (SVN) – Shkëndija (MKD) – gjithnjë nëse kalohen skocezët.

E Ballkani, së fundmi pasi që kaloi uellsianët e Connahs dhe tani do të ketë punë me irlandezët e Bohemian, në raundin e tretë kualifikues do të ketë punë me fituesin e përballjes Besiktas (TUR) – Midtjylland (DAN).

LIGA E KONFERENCËS,
Raundi i dytë kualifikues:

Rruga e kampionëve:

23.07 dhe 30.07
Floriana (MLT) – Drita (KOS).

Rruga kryesore:

23.07 dhe 30.07
Lugano (SUI) – Dukagjini (KOS),
Malisheva (KOS) – Hibernian (SCO),
Bohemians (IRL) – Ballkani (KOS).

LIGA E KONFERENCËS,
Raundi i tretë kualifikues:

Rruga e kampionëve:

Tre Fiori (SMR) – Drita (KOS).

Rruga kryesore:

Runavik (FAR)-Koper (SVN) – Dukagjini (KOS),
Malisheva (KOS) – Bravo (SVN)-Shkendija (MKD),
Besiktas (TUR)-Midtjytlland (DAN) – Ballkani (KOS).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live