
Një qendërsulmues i ri te Dukagjini!
Ekipi i Dukagjinit po vazhdon të mbledhë lojtarë të rinj në moshë për të krijuar ekipin për stinorin 2026/27, ndërsa së fundi ka bërë të ditur se ka angazhuar në radhët e saja qendërsulmuesin Jeudi Stevenson.
Stevenson 21-vjeç është me pasaportë të Haitit, së fundi ka qenë pjesë e Transinvestit në Lituani. Para kësaj, ai ka luajtur në disa ekipe të Letonisë si: Auda dhe Tukums. Stevenson te Dukagjini erdhi si lojtar i lirë, ndërsa në Transfermarkt vlera e tij llogaritet të kapë shifrën e 250 mijë eurove.
“MIRË SE VJEN, JEUDI STEVENSON! KF Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e sulmuesit haitian Jeudi Stevenson, i cili i bashkohet skuadrës sonë si përforcimi më i ri për sezonin e ri.
21-vjeçari, i lindur në Delmas të Haitit, luan në pozitën e sulmuesit qendror dhe dallohet për fuqinë fizike, lojën në ajër dhe instinktin para portës. Para se t’i bashkohej Dukagjinit, Stevenson ishte pjesë e FK TransINVEST në Lituani.
Me ambicie të mëdha dhe dëshirë për të lënë gjurmë në fanellën bardhejeshile, Stevenson vjen për të shtuar konkurrencën dhe cilësinë në repartin ofensiv të ekipit tonë.
Mirë se erdhe në Klinë, Jeudi!” — shkroi KF Dukagjini në njoftim.
