
Ballkani përmbyset në fund!
Ballkani përkundër epërsisë nuk ka arritur t’i bëj ballë në fund Bohemiansit në “Dalymount Park” të Dublinit sonte, për tu mbyllur ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues për Ligë të Konferencës me rezultat: Bohemians – Ballkani 2-1 [James-Taylor 76′, Tierney 89′ — Domgjoni 29’pen.].

Suharekasit e drejtuar nga Mislav Karoglan duruan mirë pas penalltisë së fituar, duke mbajtur rezultatin. Por, vendasit në pjesë të dytë barazuan me zëvendësuesin James-Taylor, i cili bëri edhe asist te goli i dytë i shënuar nga Tierney, që në fakt regjistroi gol spekatular duke goditur fort nga 16m. për të lënë të palëvizshëm portierin e Ballkanit – dhe për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.
Ndeshja e kthimit pas një jave në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ku Ballkani do të kërkojë rezultat pozitiv për të arritur rrethin e tretë kualifikues për Ligë të Konferencës. Përndryshe, Bohemians dhe Ballkani prej tash kanë të qartë se cilin ekip nga çifti do ta kenë kundërshtar në raundin e tretë kualifikues për në Ligë të Konferencës.
29' | GOAL! BALLKANI TAKES THE LEAD!
Bohemian 🔴 0-[1] ⚪️ Ballkani
⚽ Domgjoni (p)#UECL | #Ballkani | 🇮🇪🇽🇰 pic.twitter.com/xJLQgJNpN8— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 22, 2026
90' | Great goal from Bohemians to win the match!
Bohemian 🔴 [2]-1 ⚪️ Ballkani
⚽ Tierney#UECL | #Ballkani | 🇮🇪🇽🇰 pic.twitter.com/lrvXFwJsCd— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 22, 2026
