Kosova s’lëviz nga vendi, Shqipëria bie!

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror “USCAME 2026” FIFA ka përditësuar renditjen e saj mujore të ekipeve kombëtare në futboll, ndërsa Spanja me triumfin e madh ka marrë primatin e pozitës së parë në botë, duke e lënë pas Argjentinën.

Në ndërkohë, Kosova ka mbetur në pozitën e 78-të ku ka qenë edhe në publikimin e fundit të kësaj renditjeje, pa lëvizur nga vendi fare. “Dardanët” do të futen në aksion në shtator, kur fillon Liga e Kombeve dhe një lëvizje e mundshme do të mund të bëhet atëherë, varësisht nga rezultatet pasi që tash e tutje Kosova është në Ligën B të Kombeve, që është niveli më i lartë i arritur nga ekipi i Franco Fodës në histori!

Në anën tjetër, Shqipëria ka rënë për një pozitë poshtë. Kuqezinjtë që tani më janë në duar të italianit Rolando Maran, nga pozita e 66-të kanë rënë në pozitë të 67-të, ndërsa kësaj i kanë kontribuuar 5 humbjet në 5 ndeshjet e fundit nëëë të gjitha garat bashkë me miqësoret! Shqipëria që gjithashtu do të nis garat në Ligë të Kombeve, kësaj radhe në C, pritet të arrijë rezultate që do të mundësojnë ngritjen e saj, pasi që rivalët do t’i ketë më të lehtë në letër!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live