
FBK Superliga
Rahoveci 029 zyrtarizon edhe një lojtar vendor
I njohur si për qytetin, ashtu edhe për basketbollin vendor, prizrenasi Edmond Kryeziu është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Rahovecit 029.
Basketbollisti që njihet për shuta të saktë për tri pikë, do të veshë fanellën e “vreshtarëve” në stinorin e radhës të basketbollit të Kosovës dhe do të jetë pjesë e Superligës.

Rahoveci 029 ka shkruar se lojtari në fjalë nuk ka nevojë për prezantim të tepërt, ndërsa ka bërë të ditur ardhjen e 28-vjeçarit 194cm. të gjatë. Edo, siç e thërrasin shkurt, në dy stinorët e fundit ka qenë pjesë e PC Prizrenit, ndërsa ka pasur mesatare prej 9.2 pikësh për ndeshje, 1.2 asistime dhe 4.2 kërcime.
Përgjatë karrierës së tij, pos ekipit të përmendur Kryeziu ka luajtur edhe për Rahovecin dhe Bashkimin.
