Taranto 2026: Kosova me rekord të ri medaljesh

Pas 4 medaljeve të fituara nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, 6 sosh në Oran 2026, Kosova ka thyer rekordin shtetëror të medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare duke i fituar 9 të tilla në Taranto 2026.

“Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit tonë pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.” — shkroi KOK në njoftim.

Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku e karateisti Islam Selmani, të argjendtat nga xhudistja Laura Fazliu e peshëngritësi Kianoush Rostami (2), dhe të bronztat nga katër xhudistët: Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.

KOK ka pritur më shumë medalje sipas njoftimit të lëshuar, por të gjitha siç shihet nga triumfet, erdhën prej sporteve individuale.

“Nëntë medaljet e fituara vlerësohen sukses për KOK-un, pavarërisht se pritshmëritë për sukses ishin edhe në taekëondo, atletikë dhe sportet ekipore si futbolli, basketbolli 3X3, hendbolli e volejbolli (m).” — shkroi KOK-u si arysetim.

Përndryshe, në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Mesdhetare sonte, KOK-ut do t’i dorëzohet flamuri i Kosovës si mikpritëse e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live