
FFK Superliga e Kosovës
Mërgim Pefqeli (Dukagjini) – Ylli i javës (5)
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Pas ndeshjeve të xhiros së pestë, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Dukagjini, Mërgim Pefqeli, i cili shënoi një supergol në ndeshjen kundër FC Malishevës.
Përveç golit të shënuar, Pefqeli dha kontribut të rëndësishëm në lojën e skuadrës së tij gjatë minutave sa ishte në fushë, duke ndihmuar KF Dukagjinin drejt fitores së rëndësishme ndaj FC Malishevës (2:0).
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
