Portieri rikthehet te Dinamo

Ekipi i Dinamos së Ferizajit që aktualisht nuk po arrin rezultate të mira në Ligë të Parë dhe ka humbur qe disa javë kreun e tabelës ka bërë të ditur sot se ka ri-angazhuar në ekip portierin verimaqedonas, Aleksandar Igeski.

Portieri 34 vjeçar ka luajtur për disa ekipe verimaqedonase në karrierën e tij, ndërsa tani më pritet të përforcojë pjesën e fundit të lojës, atë që Dinamo e llogariti të jetë e brishtë në kohë të fundit.

“Dinamo Ferizaj njofton rikthimin e portierit Aleksandar Igeski, 34-vjeçar, i cili sërish do të jetë pjesë e skuadrës sonë.
Gjatë karrierës së tij, Igeski ka qenë pjesë e disa klubeve, përfshirë Vardarin, FK Skopjen, Tikvešin, Lokomotivën dhe Metalurg Skopjen, duke krijuar përvojë të vlefshme në futboll.
Me rikthimin e tij, Dinamo fiton sërish përvojën dhe cilësitë e një portieri që njeh ambientin e klubit dhe do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij për objektivat tona.” — bëri të ditur KF Dinamo sot.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live