Biletat për finalen e Superkupës, në shitje online

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se nga nesër (e shtunë), ora 10:00, do të dalin në shitje biletat për finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës, ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.

Biletat e dedikuara për tifozët e Trepçës dhe Bashkimit do të shiten nga vetë klubet, duke filluar nga nesër.

Biletat për tifozët neutralë: https://tickets.kick-tick.com/event/kb-trepca-vs-kb-bashkimi/

Biletat e rregullta: 5 Euro
Biletat VIP: 20 Euro

Trepça dhe Bashkimi do të përballen më 15 shtator, nga ora 19:00, në Palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, në një finale që premton atmosferë të jashtëzakonshme dhe shumë emocione.

Trepça 🆚 Bashkimi
📅 15 shtator
⏰ 19:00
📍 Palestra “Mizahir Isma”, Rahovec

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live