Liderja nuk gabon, vazhdon me fitore!

Përkundër se Lepenci erdhi me frymë të re nën drejtimin e Astrit Fazliut, për lideren e Ligës së Parë nuk ka pasur probleme. Prishtina e Re pasia që ka gjetur rrugën për gol në fund të pjesës së parë ka vazhduar me gola edhe në pjesë të dytë për të arritur te fitorja 3-1 dhe për të siguruar fitoren e tetë kampionale dhe për vazhduar kryesimin!

Drilon Fazliu u dha epërsinë vendasve, ndërsa Valton Haxhiu e vazhdoi atë, para se kapiteni Astrit Berisha ta vulosë fitoren me gol nga penalltia, kur mysafirët kishin shfaqur shenja këndelljeje dhe kishin ulur epërsinë në një gol.

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Në fund, Prishtina e Re – Lepenci 3-1 [Drilon Fazliu 44′, Valton Haxhiu 48′, Astrit Berisha 80′ — Xhafer Sallahu 77′] për të arritur kuotën e 24 pikëve nga 11 ndeshje deri tani të luajtura. Lepenci në anën tjetër, mbetet në pozitën e 15-të me 9 pikë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live