
FBK SuperligaNdërkombëtare
Pas Splitit, Trepça mposhti edhe Opavën për tu ngritur në renditje
Trepça ka shënuar fitoren e dytë me radhë në kuadër të FIBA Europe Cup, derisa sonte në “Minatori” ka mposhtur Opavën me rezultat 89-80. Pjesa e parë e ndeshjes ka kaluar ngushtë me rezultat, ndërsa në pjesë të dytë mitrovicasit kanë bërë dallimin e nevojshëm për të arritur te fitorja.
JaCori Payne dhe Shawn Jones kanë qenë më të dalluarit në fitore, duke shënuar nga 19 pikë secili, ku ky i fundit kreu lojën me double-double duke bërë edhe 10 kërcime në fitore. Te kundërshtari koshashënuesi më i mirë ka qenë Jakub Slavik me 15 pikë të shënuara.
Me fitore, Trepça për herë të parë ka bërë bilancin pozitiv në Grupin A, duke arritur në 2-1, sa ka edhe liderja aktuale Promitheas Patras.Opava është me bilanc 1-2.
