Trepça bindshëm ndërpreu serinë e fitoreve të Yllit

Ndeshja e mbrëmshme ku Trepça priti Yllin në “Minatori” ishte e fundit e xhiros, ndërsa suharekasit vinin nga një seri prej 3 fitoreve radhazi dhe pritej luftë e madhe në duel.

Por, për kampionët aktual ndeshja shkoi në përgjithësi lehtë sa i përket rezultatit, kur ia nisën fortë asaj, ndërsa dallimin e shtuan vazhdimisht në secilin çerek për të arritur te fitorja me gati 30 pikë dallim, 100-71.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Shtatë lojtarë të Trepçës kryen lojën me pikë dyshifrore, ndërsa më së shumti pikë dhanë Ja’cori Payne 18, Drilon Hajrizi 17 dhe James Graham 16. Te Ylli kësaj radhe Khalil Shabazz dhe Devonte Bandoo nuk mjaftuan, përkundër se bashkë shënuan 41 pikë, 22 përkatësisht, 19.

Fitorja, bën Trepçën që të vazhdojë ndjekjen e Bashkimit në krye të tabelës, ndërsa mitrovicasit tani në pozitë të dytë kanë bilanc 4-2, sikurse Bora në pozitë të tretë. Ylli me këtë disfatë bëhet me bilanc 3-3.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live