
Albian Hajdari do të mungojë te Kosova për ndeshjet e nëntorit!
Qendërmbrojtësi i ri dhe i dalluar i Kosovës, Albian Hajdari, do të jetë njëra ndër mungesat e mëdha për Kosovën në ndeshjet e nëntorit, ku Kosova në kuadër të Ligës B të Kombeve do të luajë dy ndeshje të rëndësishme, të cilat pritet të përcaktojnë renditjen përfundimtare të grupit dhe fatin e Kosovës në short për EURO 2028.
Njoftimin e ka bërë të ditur ekipi ku ai luan, Hoffenheim, por edhe kreu i FFK-së Agim Ademi, pasi që ka konfirmuar se Hajdari i është nënshtruar operimit të gjurit të majtë dhe shputës së këmbës së djathtë, ndërsa rikthimi i tij në fusha pritet të bëhet gjatë janarit të vitit që vjen.
Hajdari gjurin e lëndoi në grumbullim me Kosovën në ndeshjet e fundit të fund-shtatorit e fillim-tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërkaq shputën e lëndoi në stërvitje me Hoffenheimin.
